Një vajzë nxirret nga rrënojat 150 orë pas tërmetit

Një vajzë e vogël është nxjerrë nga rrënojat pas 150 orësh pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë të hënën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Dr. Fahrettin Koca, ka publikuar pamje nga mjekimi i vogëlushes, e cila pastaj është dërguar me helikopter për shërim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ndërhyrja e parë mjekësore për vogëlushen tonë, e cila u shpëtua nga rrënojat në orën 150, u krye në spitalin tonë fushor të Hatajit. Si pediatër, ne mbikëqyrëm procesin. Foshnja jonë u dërgua në Adana me ambulancë me helikopter për mjekim”, ka shkruar Koca në Twitter.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share