“Nuk dëgjon nga njëri vesh”, aktori i njohur tregon episodin: Unë i flisja, ai nuk reagonte

Prej disa vitesh, Kasem Hoxha ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Gjermani si aktor. Përjetime të bukura, karaktere interesante, por po ashtu edhe momentet e sikletshme. Një prej tyre e ka kaluar me një aktor të njohur gjerman me të cilin ka ndarë disa herë sheshin e xhirimit, Mario Adorf dhe e rrëfen në “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kasem Hoxha: Ai luante boksier një 89-vjeçar dhe unë isha dora e djathtë e tij. Kur hyn në set, ti e shikon që njerëzit drejtohen dhe unë që isha personi më i besueshëm në film i tij, ke dhe emocione se ai dhe nuk dëgjon nga njëri vesh dhe mbaj mend kur ka qenë skena kur unë isha në veshin e gabuar dhe nuk më kishin thënë, nuk guxonin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Siç erdha në provë momenti, unë dola nga krahu i gabuar. Kur vij te momenti i dialogut tim, unë e thoja dhe ky nuk reagonte. Ata nuk i thonin gjë sigurisht, thoshin “prije, edhe njëherë”, okej. Unë them çfarë ka ky? “Kalo andej se nuk dëgjon”, kalova këtej unë dhe pastaj “tani je tamam” më thanë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share