Nuk kanë të ngopur me merkaton, Chelsea planifikon “qershinë mbi tortë”

Chelsea tashmë dihet që ka thyer rekord shpenzimesh në dy merkaton e një sezoni të vetëm, rreth 600 milionë paund. Tashmë, raportime dhe thashetheme të reja merkatoje dalin në pah, ku pronari i klubit anglez nuk është i ngopur dhe po planifikon goditjen e artë.

Sipas “Le Parisien”, pronari i Chelsea, Todd Boehly ka fluturuar në Paris për të hyrë në negociata me PSG për një marrëveshje me Neymar. Skuadra franceze shpenzoo në total gati 200 milionë paund për ta sjellë atë në Paris nga Bareclona në vitin 2017 dhe braziliani ka një kontratë deri në vitin 2025. Pavarësisht se tani është 31-cjeç, Neymar do të vazhdojë të ketë një tarifë të konsiderueshm,e.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ky raportim vjen disa ditë pasi Neymar konfirmoi se ishte përfshirë në një debat me drejtorin sportiv të klubit francez, Luis Campos. Vetëm muajin e kaluar Chelsea shpenzoi një tarifë rekord prej 107 milionë paund për transferimin e Enzo Fernandez.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share