“Nuk mund ta kuptoni lumturinë time”, Klaudia Pepa vlerësohet me çmim për rolin e saj në aktrim

Balerina Klaudia Pepa është tashmë në një flluskë lumturie. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Klaudia ka treguar arritjen e saj më të fundit në karrierë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ajo ka fituar një çmim në Festivalin e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar në Rumani për rolin e saj në “Lights Off”, i cili po transmetohet në “Rai Cinema”. Balerina e suksesshme është nderuar me çmimin “Best Actress Honorable Mention”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

https://www.instagram.com/p/CloomHPod5z/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1c5e5f89-82cc-4851-addf-c076b893c5bf

“Nuk mund ta kuptoni lumturinë time! Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe.
Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë”, ka shkruar Klaudia.

“Lights Off” është një film me metrazh të shkurtër. Më herët, Klaudia Pepa ka rrëfyer në “Rudina” në Tv Klan se roli i saj nis si një punonjëse lavanderie e apasionuar pas kërcimit, por historia nuk ka një fund të lumtur.

Kjo arritje mund të jetë drita e gjelbër për balerinën, e cila ka shprehur dëshirën për të qenë protagoniste në një film italian baleti për të cilin po punohet aktualisht dhe ku ajo ka premisat për të qenë ylli i tij./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share