Numri i armëve bërthamore të fuqive botërore është zvogëluar vitin e kaluar, mirëpo reduktimet tjera në të ardhmen nuk janë të sigurta për shkak të “dallimeve politike dhe atyre ushtarake” mes Moskës dhe Uashingtonit, ka thënë Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm.
Ky Institut ka thënë në raportin e tij vjetor, të publikuar më 17 qershor se në fillim të vitit 2019, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe shtatë kombe tjera kanë pasur rreth 13,865 armë bërthamore. Një shifër e tillë ka treguar për një rënie të numrit të armëve, në krahasim me 14,465 sa kanë qenë më 2018. /Agjencitë/