Nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në “Gostivar” së bashku me mentorët e tyre, janë pritur sot nga kryetari i Komunës Arben Taravari. Arsyeja e kësaj vizite ishte pjesëmarrja e shkollës së mjekësisë në një projekt në Madrid nga ku u kthyen me rezultate të shkëlqyera.
Ambasadorë më të mirë të Gostivarit. Në këtë mënyrë kreu i Komunës Arben Taravari i ka vlerësuar nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, të cilët nga Spanja ishin kthyer me rezultate të shkëlqyeshme.
Ky është projekti i dytë i këtij lloji, ndërsa nga nxënësit është vlerësuar si arritje që do t’jua hap dyert në të ardhmen.
Ky projekt është realizuar përmes programit “Erazmus”, ndërsa nxënësit që kryejnë punën praktike në vende të ndryshme në botë marrin përvojat më të mira nga atje për t’i sjellë në vendin tonë. /Lulzime Ameti/