close

Nxënësit me shikim të dëmtuar: Dhuroni letrat e vjetër, për një libër me alfabetin Brajl

SHKOLLA MË SHUMË NDIHMOHET NGA DONACIONET SE SA NGA SHTETI

“Ile dhe Iva.

Falë abetares me shkronja Braile, Mihajllo dhe të gjithë nxënësit me shikim të dëmtuar mund të lexojnë. Ai, sic njofton KlanM, është klasa e tretë pranë shkollës për rehabilitimin e nxënësve me shikim të dëmtuar ”Dimitar Vllahov”.

“Kam dëshirë të luaj loja Spiderman, Grey”

E kjo shkollë organizoi aksion për mbledhjen e librave të vjetra për t’i recikluar dhe më pas për t`i përdorur për tekste në alfabet Brajl. Drejtori i kësaj shkolle, Boban Spasenovski, sic njofton KlanM, thotë se shkolla më shumë ndihmohet nga donacionet se sa nga shteti.

“Ka marrë hov ky akcion nga shumë shkolla tjera dhe instutucione jam shumë mirënjohës dhe faleminderues për këtë. Këto janë libra me alfabet brail që ne kemi filluar t’i shtypim vet ne këtu në shkollë. Vërtetë është një punë e rëndë dhe fillimisht duhet të adaptohet në “ëord” pastaj edhe të shkruhet. Disa libra duhet të adaptohen pasi shkruhet “Shikoni shembullin e mëposhtëm” ne në librat tona nuk mund ta shkruajmë këtë pasi bëhet fjalë për fëmijë me shikim të dëmtuar” – tha Boban Spasenovski, shkolla ”Dimitar Vlahov”.

Mësuesja e tyre thotë se janë të nevojshme materiale parashkollore. Ata, sic njofton KlanM, posedojnë makinë të posaçme e cila i shtyp librat e nevojshëm me alfabet Brajl.

“Më së shumti, para se gjithash, na nevojiten materialet për parashkollorët, ai është thelbi që të përvetësohet alfabeti Brail që pastaj është edhe më lehtë të përvetësohet lëndët tjera si matematika, gjuha maqedonase, angleze dhe lëndet tjera” – tha Biljana Stanoevska, mësuese.

Shkolla “Dimitar Vlahov”, sic njofton KlanM, është e vetmja shkollë në Maqedoninë e Veriut, në të cilën mbi 50 fëmijë dhe të rinj me dëmtime në shikim vijojnë shkollimin fillor dhe të mesëm. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!