close
Sport

NXIRRET NJË TRUP NGA RRËNOJAT E AEROPLANIT

Aeroplani 2

“Piper Malibu” është gjetur në kanalin anglez


Një trup është nxjerrë me sukses nga aeroplani i fundosur, i cili ishte rrëzuar në Kanalin Anglez përderisa me të po udhëtonte futbollisti i Cardiff Cityt, Emiliano Sala.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore të Britanisë së Madhe e konfirmoi dje vonë se viktima, e cila nuk është identifikuar ende publikisht tani do të dorëzohet te autoritetet përgjegjëse.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey. Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja. Megjithatë, për shkak të motit të keq, tentimet për ta nxjerrë edhe aeroplanin u ndaluan.
Policia pritet që të konfirmojë identitetin e trupit të nxjerrë pasi të kryhen të gjitha ekzaminimet.

Aeroplani me Sala dhe Ibbotson është rrëzuar dy javë më parë derisa po fluturonte mbi Channel Islands. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia