close

OBJEKT MULTIFUNKSIONAL OSE RINOVIM I AMBULANCËS SË RËNUAR

Pasiqë Ministria e Shëndetësisë së bashku me Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale dhe komuna Gjorçe Petrov paralajmëruan rënimin e plotë dhe ndërtimin e objektit multifunksional, vetëm disa muaj pasiqë autoritetet shëndetësore reaguan dhe paralajmëruan rinovim të ambulancës pothuajse të rënuar në komunën Gjorçe Petrov, në të cilën kohë më parë mjekët hasën në një gjarpër. Nga komuna thonë se ministri ka paralajmëruar sanim të përkohshëm, ndërsa për shkak të problemeve në Planin detal urbanistik procedura tenderuese prolongohet.

Në dhjetor të vitit të kaluar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe “topin” për ambulancën horror e hodhi te komuna, tha ajo-barakë, duke menduar në ambulacën që nuk mund të rinovohet, por duhet të rënohet plotësisht.

“Komuna të jetë në mundësi t’ia japë një investitori të interesuar, ambulanca jo të rinovohet, por të rënohet, ajo është barakë e cila nuk mund të rinovohet, të ndërtohet edhe çerdhe, dhe pastaj me marrëveshje me investitorin, në mënyrë të paraparë me ligj, investitori të ndërtojë atë që dëshiron, për momentin kjo është në duart e komunës.” –tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Shtatë muaj pas paralajmërimit të ndërtimit të objektit multifunksional me partneritet publiko-privat, i pari i këtij lloji, ministri ndryshoi mendje dhe deklaroi se ambulanca do të rinovohet.

“Do të bëjmë rinovimin e ambulancës, duke pasur parasysh faktin që është vërtetë e vjetër dhe duhet të përmirësohen kushtet. A do të thotë kjo se dështon projekti? – D.m.th se duhet të ridizajnohet, por nuk duam të humbasim kohë, do t’i marrim të gjitha masat që t’i përmirësojmë kushtet në ambulancë.” –deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Pas kësaj deklarate të ministrit kërkuam reagimin e njeriut të parë të komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski, përmes telefonit Naumovski për Tv Klan pohoi ngecjen, por sipas tij sipas tij ministri ka paralajmëruar sanim të përkohshëm të objektit, jo ndërprerje të projektit.

“Ndoshta ministri është shprehur gabimisht në atë pjesë, sepse nuk ka deri ku është procedura, d.m.th ne e udhëheqim projektin për partneritet publiko-privat, megjithatë në ndërkohë ministri nëpërmjet ministrisë të bëjë sanim të gjendjes katastrofale atje… Doli një problem i vogël sepse plani detal urbanistik nuk lejon ndërtim më të lartë në hapësirën e ambulancës që të mund të ketë interes ekonomik partneri publiko-privat. Për këtë arsye në ndërkohë do të kërkojmë mënyrë që të bëhet plani detal urbanistik i ri, në këtë kontekst është dhënë deklarata, përndryshe nuk heqim dorë nga projekti.” -shprehet Aleksandar Naumovski, Kryetar i Komunës Gjorçe Petrov.

Pas infromacioneve të Tv Klan se një pjesë e punëtorëve shëndetësorë kanë hasur në gjarpër në hyrjen e ambulancës inspektoriati shtetëror shëndetësor dhe sanitar bëri kontrollë të jashtëzakonshme dhe më pas përgatiti edhe zgjidhje me atë që afati për rinovim të ambulancës u shkurtua, dhe është dërguar te drejtori i Shtëpisë së Shëndetit. Nga Inspektoriati shtetëror shëndetësor dhe sanitar thonë se presin informacione cilat masa do t’i marrë drejtori. Ekipi i Tv Klan sot u përpoq të kontaktojë me drejtorin, i cili për shkak të obligimeve që nuk mund t’i anulonte nuk na dha deklaratë. Objekti, theksojnë nga inspektoriati duhet të mbyllet, por kjo nuk është zgjidhje, sepse më shumë se 30.000 pacientë nga ky rajon mes të cilëve edhe të rritur edhe fëmijë do të mbeten pa mjek. /Verica Dimitrijevska/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!