close
Top LajmeVendi

OBM: KËRKOHET SHQIPTAR – PUNËSOHET MAQEDONAS

8C183425-C146-4B15-A086-B5DE96912509

ALJIJI NË “ARTI I FINANCËS”: DUA NJË SQARIM NGA KOMPETENTËT


Një muaj më parë Opera dhe Baleti maqedonas në Shkup shpalli konkurs publik për punësimin e një kandidati si orkestrant – violonçelist. Një ndër kushtet ligjore që ishte paraparë në këtë konkurs ishte që kandidati të jetë I përkatësisë shqiptare. Por, pas shpalljes, ndodhi e kundërta. Enes Aljiji në emisionin e mbrëmshëm “Arti i Financës” shpalosi shqetësimin e tij dhe pretendon se ndaj tij është bërë padrejtësi. Sipas Alijit, edhe pse me konkurs kërkohej kandidat shqiptarë, Drejtoria e Operas dhe Baletit ka punësuar një maqedonas.  Ai kërkoi përgjegjësi nga ana e institucioneve kompetente.

ENES ALJIJI –KANDIDAT

Kërkesa ime dhe shqetësimi im është se kërkojmë nga institucioni një arsye të vetme dhe jë sqarim  dhe rishqirtim të vendimit që është marrë. Unë mendoj se duke marrë parasysh se ishim dy kandidat jam I vetmi që I plotësoj të gjitha kushtet. Ai është nga komuniteti maqedon dhe prandaj nuk I plotëson të gjitha kushtet, prandaj dua një sqarim.

Lidhur me ankesat dhe shqetësimin e Enes Alijit, Klan Maqedoni kontaktoi Drejtorin e Operes dhe Baletit, Vasko Ristovin. Ai njoftoi se është në dijeni për rastin në fjalë dhe se ndaj këtij vendimi është parashtruar ankesë. Drejtori Vasko Ristov premtoi se qëndrimin e institucionit të cilin e përfaqëson do ta bëjë publike pasi të mblidhet bordi drejtues. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia