close

Oda e mjekëve: Të mbrohen mjekët nga reklamimi i rrejshëm

Oda e Mjekëve, si shoqatë profesionale e të gjithë mjekëve, ashpër ka dënuar tentativat për keqpërdorime të autoritetit dhe integritetit të mjekëve, përmes formave të ndryshme të reklamave për ilaçe, mjete ndihmëse për mjekim, shtesa ushqimesh dhe procedura mjekimi, ku sic përcjell KlanM, keqpërdoret identiteti I tyre dhe integriteti professional.

“Kohëve të fundit është shpeshtuar dukuria e reklamave të rrejshme dhe manipulative për të ashtuquajtura prodhime mjekësore, preparate dhe metoda që plasohen në internet. Në këto shpallje dhe tekste shpeshherë paraqiten edhe deklarata dhe intervista të mjekëve të vërtetë dhe publikohen me fotografi të tyre që në tërësi është e jashtëligjshme. Mjekët nuk japin leje për shfrytëzimin e emrit të tyre dhe integritetit professional për reklamimin e këtyre preparateve, për shkaks e kjo mund të vlerësohet edhe si vjedhje identiteti, reklamim I rrejshëm dhe keqpërdorim i të dhënave personale për realizimin e dobive materiale” – përcjell KlanM komunikatën e Odës së Mjekëve.

Oda e Mjekëve, sic përcjell KlanM, kërkon nga institucionet kompetente që me kohë të veprojnë ndaj kallëzimeve të dorëzuara penale dhe t`i sanksionojnë këto raste, me cka, sic thuhet në komunikatë, do të mbroheshin mjekët dhe mospërsëritja e rasteve të këtilla.

Institucionet kompetente, sic thuhet në komunikatë, duhet ta intensifikojnë dinamikën e shqyrtimit se kush, si dhe me cfarë qëllimi i vendos këto përmbajtje të dyshimta dhe konform situatës së konstatuar të sanksionohen kryerësit. Nga Oda e Mjekëve, sic njofton KlanM, thonë se është e palejueshme injorimi dhe mbetja pa epilog juridik i këtyre rasteve. /KlanMacedonia/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!