Oda ekonomike: Numri i turistëve këtë vit në rënie

32% MË PAK TURISTË KANË VIZITUAR VENDIN TONE NË KRAHASIM ME VITIN 2019

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

 Oda ekonomike e pakënaqur me sezonin turistik në vend. Ata thonë se kemi ulje të numrit të turistëve në krahasim me vitin 2019.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këtë vit kemi 32% më pak turistë që kanë vizituar vendin tonë në krahasim me vitin 2019. Numri i turistëve këtë vit është në rënie nga të gjitha vendet, përveç turistëve nga Serbia të cilët në krahasim me vitin 2019 këtë vit 31 % më shumë e kanë vizituar venin tone.

Në krahasim me vitin 2019, këtë vit kemi 60% më pak vizitorë nga Izrali dhe Franca ndërsa 56% më pak nga Belgjika dhe 50% më pak vizitorë nga Slovenia.

“Numri total i turistëve krahasuar me vitin 2019 për periudhën janar-korrik është më i ulët me 127 mijë turistë ose me 221 mijë bujtje, që është rreth 30% rënie. Numri i turistëve vendas dhe i ardhjeve nga turistët vendas për të njëjtën periudhë ka arritur nivelin e vitit 2019. ndërsa numri i turistëve të huaj dhe bujtjëve të rezervuara për të njëjtën periudhë është më i ulët për 135 mijë turistë ose 261 mijë bujtje, çka tregon se jemi ende larg arritjes së nivelit të para krizës, deklaroi Daniela Mihajlovska-nga Oda Ekonomike e RMV-së.

Në Konferencë për shtyp nga Odës Ekonomike e Maqedonisë së Veriut me temë “Turizmi në funksion të rritjes intensive ekonomike” gjithashtu thanë se kanë hartuar një plan për rritje intensive ekonomike dhe promovim të burimëve nëpërmjet turizmit./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share