OJQ-të kërkojnë te miratohen ndryshimet në projekt buxhetin e RMV-së

MUAREM: MSH TË ORGANIZOJË TRAJNIME PËR GJINEKOLOGËT, LIDHUR ME DISKRIMINIMIN NDAJ ROMËVE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Platforma për Qëndrueshmëri të Shërbimeve për Parandalimin dhe Mbështetjen e HIV-it, Shoqata ESE dhe Iniciativa për të Drejtat e Grave nga Shuto Orizari sot para kuvendit të RMV-së shpalosen kerkesat e tyre.

“Shteti duhet të kompensojë gratë për dëmin material të pësuar nga aksesi i pabarabartë në shërbimet e rregullta gjinekologjike, Ministria e Shëndetësisë në të ardhmen të ofrojë shërbime shëndetësore falas për shëndetin e grave rome që janë viktima të diskriminimit dhe trajtimit çnjerëzor, Ministria e Shëndetësisë duhet të organizojë trajnime për punonjësit e shëndetësisë, veçanërisht gjinekologët, lidhur me diskriminimin ndaj romëve dhe nevojat e tyre specifike” – tha Almira Fasliyi Muarem – shoqata ”Nisma për të drejtat e gruas nga Shuto Orizari”.

Pavarësisht rritjes së konsiderueshme të buxhetit të shtetit të planifikuar për vitin 2023, kujdesi shëndetësor për parandalim është reduktuar me një të tretën krahasuar me dy vitet e mëparshme dhe ka shkurtime në 7 nga 10 programe parandaluese, thonë organizatat e shoqërisë civile.

“Është po aq e rëndësishme vazhdimi dhe zgjerimi i masave ekzistuese të testimit dhe parandalimit midis grupeve vulnerabël, të cilët shpesh janë jashtë sistemit të kujdesit shëndetësor, sepse kjo nënkupton gjetjen e sa më shumë personave të infektuar me virusin dhe lidhjen e tyre me trajtimin. Është e vetmja mënyrë e provuar për të arritur objektivat e vendosura globalisht deri në vitin 2025 dhe është në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë” – tha Andrej Senih, shoqata e pacientëve dhe platforma HIV.

Ndryshe, këto organizata, kërkojnë nga deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet, që të miratojnë ndryshimet në projektbuxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 në nenin 19001 – Ministria e Shëndetësisë, për të cilin tashmë kenë paraqitur propozime. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share