close

OKB-JA I PEZULLON PJESËRISHT NDIHMAT NË JEMEN

Kombet e Bashkuara e pezulluan pjesërisht ndihmën për disa pjesë të Jemenit, të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi, duke i akuzuar ata për keqpërdorim të furnizimeve. Programi Botëror i Ushqimit e përshkroi këtë veprim si një “mjet të fundit”. Agjencia e OKB-së ka paralajmëruar qysh më herët se do t’i kufizojë furnizimet për të parandaluar devijimin e tyre nga zyrtarët e korruptuar. Ajo ka thënë se përpjekjet për të arritur te njerëzit në nevojë janë bllokuar. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!