close

OKB: MIJËRA TË ZHVENDOSUR NGA LUFTIMET NË LIBI

Mbi 8,000 njerëz kanë ikur nga luftimet përreth kryeqytetit të Libisë, Tripoli, bënë të ditur Kombet e Bashkuara.”Zhvendosjet nga zonat e përleshjeve në dhe përreth Tripolit po vazhdojnë”, tha zëdhënësi i OKB-së, Rheal Leblanc, për gazetarët në Gjenevë.Përveç të të zhvendosurve, Leblanc tha se “shumë familje mbeten të bllokuara në zonat e prekura nga konflikti”. /Agjencitë/