close

OKB: QEVERIA AFGANE TË NOGOCIOJË ME TALIBANËT

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje për bisedime direkte në mes të Qeverisë afgane dhe talibanëve, duke thënë se paqja mund të arrihet vetëm përmes “dialogut gjithpërfshirës brenda Afganistanit”.

Në një raport të Këshillit të Sigurimit, Guterres ka thënë se përparimi i tanishëm është tregues “i mundësisë më të mirë” për t’i dhënë fund luftës 17-vjeçare. /Agjencitë/