close

OLSI RAMA: SHKËNDIJA ËSHTË SHEMBULL I MIRË PËR INVESTIM

Një turne i tre ekipve kampione


Klubi i futbollit “Partizani” i Tiranës është kampoion i Shqipërisë në futboll për kampionatin 2018/2019. Për Partizanin është trofeu 16-të në histroinë e tyre. Demat e kuq iu gëzuan këtij trofeu pas 26 vitesh pritje. Kryetari i Partizanit, Olsi Rama, i pranishëm në manifestim e Shkëndijës, theksoi se ky sukses paraqet ndjenjë të jashtëzakonshme

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që të kthesh kupën në Tiranë, të kthesh kupën te Partazani, gëzim i jashtëzakonshm për tifozët që e kanë pritur për shumë vite. Një kënaqësi që ndihmojnë familjen dhe presidentin Demi që pas disa vitesh investimesh të rëndësishme te Partizani të marrin frytet e punës së tyre.” -deklaroi Olsi Rama- Kryetar i KF Partizani Tiranë.

Për suksesin e ekipit të Shkëndijës, ai theksoi se pikërisht kjo skuadër është shembull se pse duhet investuar në futboll.

Në radhë të parë ishte kënaqësi që ishim prezent në këtë festë të tyre. Mendoj se Shkëndija është një shembull i mirë për investimin që e ka bërë në futboll, për të ngritur prestigjin e futbollit shqiptar, të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe është shumë për t’u marr edhe për ecurinë që ka pasur në kupat e Europës vjet dhe shpresojmë që të mundohem në një farë mënyre për t’u shpallur kampion edhe vitin tjetër mundësisht.” – tha Olsi Rama- Kryetar i KF Partizani Tiranë

Për gjasat eventuale të një ndeshje vëllazërore mes kampionit të Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, Olsi Rama preferon një turne me tre ekipet kampione përfshirë edhe Feronikelin kampionin e Kosovës.

E mirëpresim padiskutim dhe do të ishte një  kënaqësi kudo që të jetë kjo ndeshje. Përfitoj nga rasti të uroj edhe Feronikelin për fitimin e kampionatit në Kosovë edhe një turne të tre ekipeve do të ishte një gjë shumë e bukur.” –thekson Olsi Rama- Kryetar i KF Partizani Tiranë.

Shkëndija, Partizani dhe Feronikeli do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve. /Shaban Sinani/