OPEC dhe Rusia bien dakord për të ulur prodhimin e naftës, pritet t’i rritet çmimi në mbarë botën

Disa nga vendet më të mëdha prodhuese të naftës në botë kanë rënë dakord që të ulin sasinë që eksportojnë, vendim ky që pritet të rrisë çmimin e naftës në mbarë botën.

OPEC dhe aleatët e tij, përfshirë Rusinë deklaruan se do të ulin prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, gjë që shënon uljen e parë të madhe të prodhimit të naftës që nga ditët e para të pandemisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mbledhja e grupit të njohur si OPEC+, ishte e para e këtij lloji që u mbajt që nga fillimi i vitit 2020. Analistët thonë se vendimi që zyrtarët e naftës të mblidheshin në Vjenë pas kaq shumë kohësh ka sinjalizuar një synim për të bërë një deklaratë të fortë për tregjet e karburanteve.

Një fuçi naftë e papërpunuar Brent tregtohej me 84,06 dollarë në fund të Shtatorit. Ndërsa, lajmet për uljen e prodhimit të OPEC+  kanë bërë që çmimi i naftës të rritet në 92.74 dollarë për fuçi./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share