close

OPERACIONI NË VERI TË KOSOVËS: REAGIME NGA SERBIA

Aksion i motivuar politikisht


Serbia e konsideron aksionin e policise se Kosoves si tendencioz dhe te motivuar politikisht kunder serbeve. Ky ka qene qendrimi zyrtare i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thene se serbet dhe boshnjaket e arrestuar jane trajtuar si bisha. Kjo eshte kunder paqes dhe stabilitetit, por Serbia do te kete qendrim te matur dhe reagim te planifikuar.  Presidenti serb i ka bere keto komente gjate seances se Kuvendit te duke shtuar se te gjithe duhet ta dine se Serbia do te fitoj.

“Ata e kane bere kete per ti futur popullit serb friken ne kocke dhe i vetmi qellim eshte frika dhe marrja me dhune e veriut. Une i falenderoj tone dhe sidomos ata heronje ne Zubin Potok qe duar thate kane mbrojtur te drejten e tyre. Ata nuk jane kriminel dhe ne do ta ruajme paqen, por nese duhet te mbrojme serbet do te them vetem se Serbia do te fitoj.”-deklaroi Aleksandar Vuçiq Presiden i Serbisë.

Zyrtaret e tjere serb e kane denuar kete akt duke e quajtur si nje provokim. Serbia eshte tensionuar pas ketyre rasteve dhe menjehere kane filluar lajmet e rrjeshme. Nje nga to ka qene se shefi i diplomacise serbe, Ivica Dacic, ishte nisur drejt veriut te Kosoves urgjent pavaresisht se ai ndodhej ne takimin e ministrave te jashtem ne Bratisllave.

Mediat nuk kane konfirmuar edhe nje lajm te fluturimeve te avioneve ushtarak ne afersi te Novi Pazarit dhe nje kolone ushtarake serbe ne kufi me Kosoven.

Por, eshte mbajtur Keshilli per Siguri Kombetare i Serbise, i cili ka vendosur qe forcat policore dhe ushtarake te vendosen ne gatishmeri te plote. Ragimit te Serbise per provokim i eshte bashkuar edhe Rusia, kurse vet presidenti Vucic kishte paralajmeruar nje aksion te tille. /Idro Seferi, Beograd/