Partitë opozitare në Britaninë e Madhe u pajtuan që të mos e mbështesin kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të përgjithshme përpara një samiti të Bashkimit Evropian, në mes të tetorit. Opozita, me në krye dy partitë më të mëdha: Laburisët dhe Demokratët Liberalë, tha se do të votojë kundër qeverisë ose do të abstenojë në votimin e së hënës për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të parakohshme. Johnson tha se partitë po bëjnë një “gabim të jashtëzakonshëm politik”. /Agjencitë/
OPOZITA NË BRITANI I KUNDËRSHTON ZGJEDHJET E PARAKOHSHME
