close
Top LajmeVendi

OPOZITA SHQIPTARE DHE PUSHTETI MERREN VESH PËR LIGJIN PËR SHTETËSI

rmv-kuvendi-zgjodhi-qeverine-e-re_5f4c1a094a7f2

PROPOZIMI NË PROCEDURË PARLAMENTARE JAVËN E ARDHSHME


Debatit rreth ndryshimeve në ligjin për shtetësi po i vjen fundi. Opozita shqiptare dhe shumica parlamentare janë dakorduar për tekstin dhe kanë mbetur vetëm detajet teknike që më në fund të lëshohet në procedurë parlamentare.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Mbrëmë është mbajtur takimi i fundit ku pjesa tekstuale që u propozua nga Aleanca dhe Alternativa u shqyrtua nga ministri, Spasovski, e lexova edhe unë, por edhe shërbimet e tjera që janë të kyçura dhe politikisht janë pastruar dilemat. Tani ka mbetur vetëm sekretari shtetëror, Magdica Nestorovska së bashku me deputetet e Aleancës për Shqiptarët që ishte në takimin e punës dhe ekipet e tyre juridike që kjo politikisht është folur, ta nxjerrin në letër.”

E me ligjin e ri, dukshëm do të lehtësohet procedura për marrjen e shtetësisë për personat që pas shpërbërjes së Jugosllavisë kanë jetuar në Maqedoninë e Veriut, e të cilëve u mohua e drejta për tu pajisur me këtë dokument.

ELMI AZIRI, DEPUTET I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Për kategorinë e personave që kanë qenë prezent në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi e këndej, kjo kategori do të duhet të ofroj vetëm një dokument nga kjo gamë e dokumenteve që janë të përshkruara në dispozitën kalimtare, respektivisht në nenin 8 të ligjit. Pra nuk duhet asgjë tjetër, përveç një dokumente që të dëshmojnë se janë pjesë e Maqedonisë së Veriut dhe e marrin shtetësinë.
Gjuha si element ka të bëjë për rastet që dëshirojnë të pajisen për shtetësinë nëpërmjet natyralizimit”.

Ligji pritet që të futet në procedurë parlamentare javën e ardhshme, por ende nuk është e qartë se ky ligj a është dakorduar edhe me opozitën maqedonase. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia