close

ORBAN NË KËRKIM TË RRITJES SË NATALITETIT NË HUNGARI

Hungary's prime minister Viktor Orban carries his ballot at a polling station in Budapest on Sunday, before winning a third consecutive term.

Nënat me katër fëmijë lirohen nga tatimpagimi?!


Kryeministri humngarez kontradiktor, Viktor Orban ka paralajmëruar masa nxitëse për shtimin e natalitetit në vend. Në një fjalim drejtuar kombit Orban ka thënë se qeveria e tij do të rris dukshëm ndihmën financiare dhe benefite të tjera për familjet me më shumë fëmijë.

Si përgjigje hungareze ndaj atalitetit në rënie,  Viktor Orban ka paralajmëruar miratimin e një plani prej shtatë pikash. Ai ndër të tjera ka saktësuar se çdo grua nën moshën 40 vjeçe që martohet për here të pare do të mund të marrë kredi prej rreth 31 mijë eurosh dhe të njëjtën do të mund ta shfrytëzojë sipas dëshirës.

Shlyerja e kredisë shtyhet për tre vjet pas lindjes së fëmijës së pare. Pas lindjes së fëmijës së dytë, falet një e treat e kredisë , ndërsa nëse sjellë në jetë fëmijë e tretë – gruaja lirohet tërësisht nga kthyerja e kredisë. Kryeministri Orban ka shkuar edhe më larg duke u zotuar se grate që kanë katër e më shumë fëmijë do të lirohen sa të jenë gjallë nga tatimpagimi. Veç kësaj, edhe gjyshet e gjyshërit që do të kujdesen për nipat e mbesat do të gëzojnë mbështetje financiare nga shteti.

Agjecitë e lajmeve saktësojnë se Hungaria me 1.49 fëmijë për një grua ka ndër shkallët më të ulta të natalitetit në vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD. Një problem tjetër për qeverinë hungareze është edhe migrimi i popullsisë së aftë për punë, kryesisht nëpër vendet e tjera të Bashkimit Evropian. /Klan Maqedoni/