close
Kulture

“OSKAR”: “NOMADLAND” SHPALLET FILMI MË I MIRË

4AA0159F-4C31-4E8F-A18B-B9DE69A895F6

AKTORËT MË TË MIRË FRANSES MEKDORMAND DHE ENTONI HOPKINS


“Oskarin” e sivjetshëm për filmin më të mirë e fitoi filmi “Nomadland”, aktorja më e mirë u shpall Franses MekDormand që kishte aktruar në këtë film, kurse aktori më I mirë u shpall Entoni Hopkins. Ceremonia e 93-të me radhë u mbajtë në Holivud.

“Nomadland” është një film që flet për amerikanët e vjetër që enden në Perëndim me furgonët e tyre, pas krizës globale financiare.

Oskarin e parë e fitoi Emerald Fenel, për skenarin më të mirë origjinal për filmin “Promising Young Ëoman”. Cmimin në kategorinë për skenarin më të mirë të adaptuar e fituan Kristofer Hempton dhe Florian Zeller, skenaristë të filmit “The Father”.

Filmi më I mirë I huaj u shpall ai danez “Another round”. Oskarin për rolin më të mirë dytësor e fitoi Daniel Kaluya për filmin “Judah and the black messiah”, kurse si aktore më e mirë në rolin dytësor u shpall Yuh-Jung Youn për filmin “Minari”.

Ndarja e çmimeve Oskar është mbajtur në stacionin hekurudhor në Los Anxhelesit UNION STATION, I cili për shkak të hapësirës së madhe kishte mundësuar respektimin e masave epidemiologjike.

Krahas Union Station, Oskari I sivjetshëm është zhvilluar edhe nëpër disa punkte të tjera, kurse europianët që nuk kishin pasur mudnësi të shkojnë në SHBA, ishin mbledhur në Londër dhe Paris. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia