Osmani: Besmira Ejupi është e punësuar në MPJ

Angazhimi I ish moderatores Besmira Ejupi në Ministrinë e Jashtme ka vijuar të shkaktoj reagime në opinion. E ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pasditen e sotme ka mbajtur një konferencë për media për këtë çështje ku edhe ka konfirmuar se Ejupi është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Osmani tha se Besmira Ejupi është gjetur rastësisht në grupin prej 13 bashkëpunëtorëve që kanë kaluar nga Ministria për Sistem Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Gjatë vitit nga ana e  Ministrise per Sistem Politik jane punësuar gjithsej 13 bashkëpunëtorë, përfshirë edhe atë që përmendët. Një pjesë e tyre në kuadër të sistemimit përmes programit K5, një pjesë përmes marrëveshjes direkte. Informacioni është pjesërisht i saktë, por për pozicionin e bashkëpunëtorit në protokoll, që është një pozicion fillestar në Ministrinë e Jashtme. Për momentin kemi shpallje për 16 bashkëpunëtorë të rinj, i cili është në vazhdim e sipër”, tha Osmani./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share