Optimizëm për fillimin e negociatave
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në kuadër të vizitës në Bruksel morën pjesë në mëngjes pune me ministrat për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nën organizimin e Greqisë dhe Rumanisë. Në këtë takim mes tjerash u diskutua rreth dinamikës dhe cilësisë së zbatimit të reformave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Zv/kryemininistri për Çështje Evropiane Bujar Osmani një një prononcim për Klan Maqedoni, u shpreh optimist se kjo dinamikë reformuese do të jetë objektivisht e theksuar në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian.
Osmani shtoi se vendimi që do të merret në qershor nuk do të jetë i lehtë pasi i njëjti, sipas tij, do të jetë i bazuar në bazë të meritave të asaj që është realizuar deri më tani.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov i cili theksoi se dekadave të fundit Evropa po ndryshon vazhdimisht, duke u bërë në një farë mënyre një forcë shtytëse që duhet të ndjekim për krijimin e një Ballkani Evropian, më stabil dhe më prosperues. /Klan Maqedoni/