Osmani-Kurti: Shkelja e marrëveshjes së Ohrit – të penalizohet Serbia

KURTI: NUK MUND TË BARAZOHET FJALA KOMUNITET ME ASOCIACION

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një ditë pas kryeministrit Albin Kurti edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar Serbinë se e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit, vetëm 24 orë pas dakordimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u zotua se s’do të respektojë të gjitha nenët, duke përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

”Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, siç ndodhi edhe në shkurt, po ndodh edhe në mars, pra tregoi atë që nga dialogu nuk kanë asnjë vlerë për të, as politike e as juridike. Rrjedhimisht e njoftoi bashkësinë ndërkombëtare që nuk do të zbatojë ato të cilat qartë dalin nga marrëveshja bazë dhe aneksi” – tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Marrëveshja e panënshkruar obligon Serbinë që mos ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

E kryeministri Albin Kurti i cili ka në mbledhjen e qeverisë nuk i njoftoi fare ministrat për marrëveshjen e Ohrit tha se dialogun nuk e ka top prioritet. Kërkoi nga Brukseli di vë sanksione Serbisë për moszbatimin e marrëveshjes.

Komentoi edhe nenit 7 ku flitet për vetëmenaxhim.

”Në pikën 7 të marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetëmenaxhimit të komunitetit serb. Thuhet komunitetit, jo komunave. Komuniteti s’është kategori territoriale. Komunat janë njësi territoriale dhe administrative. s’është e njëjta gjë” – tha Albin Kurti.

Kosova dhe Serbia e arritën një marrëveshje më 18 mars në Ohër, por nuk pati nënshkrim.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share