close
Top LajmeVendi

OSMANI PËRKRAH PUNËN E ANTI-KORRUPSIONIT

Screenshot_3

Institucionet nuk i japin dokumentet


Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, erdhi tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit, për t’i dhënë mbështetje të plotë në luftën kundër kësaj dukurie, por nga fjalët e kryetares, Biljana Ivanovska, u kuptua se përkrahja është deklarative, e në praktikë, bashkëpunimi nuk është në nivel me institucionet.

“Kemi hapur diku 60 raste. Deri më tani nuk na kanë dorëzuar asnjë dokument, por deri në fund të kësaj jave u kalon afati dhe presim që do ta respektojnë. Çka nëse nuk i dorëzojnë? Ligji përcakton procedura për shkelje.” tha Biljana Ivanovska.

Ivanovska tha që nuk shumë punë janë grumbulluar sepse institucionet në të kaluarën nuk e kanë kryer punën si duhet, por përgjegjësi nuk mund të kërkohet vetëm prej anti-korrupsionit, shtoi ajo.
U pyet edhe Osmani për rastet aktualet të nepotizmit. Tha që BDI jep përkrahje maksimale që të zbardhen të gjitha rastet.

“Lufta kundër korrupsionit është jo selektive, nuk njeh funksionar të një apo tjetër partie. Unioni Evropian nuk na sheh si njerëz të njërës apo tjetrës parti, lufta është jo selektive dhe për këtë shkak jam këtu që të jap përkrahje Komisionit për Anti-korrupsion. Nuk guxojmë të lejojmë që gurë të vegjël të na pengojnë në rrugë sepse kemi investuar shumë, e është e mundshme që këta gurë të vogël të na zënë këmbët para se të arrijmë në derë. BDI jep përkrahje maksimale që në mënyrë jo selektive, të paanshme vazhdohet lufta kundër nepotizmit dhe korrupsionit. Do ta respektojmë çdo vendim të Komisionit për parandalimin e korrupsionit.” – shprehet Bujar Osmani-Zëvendëskryeministër.

Para vizitës së Zëvendëskryeministrit Osmani, Komisionin e vizitoi edhe diplomati i lartë amerikan, Filip Riker. /Furkan Saliu /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia