Osmani: RMV-ja nuk do t’i njohë referendumet në Ukrainën Lindore

AGRESIONI RUS ËSHTË RREZIK PËR TË GJITHË, ESHTË E ÇUDITSHME QË 25% E QYTETARËVE E JUSTIFIKOJNË ”

Shkelja e parimeve të Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve në botë, të vogla apo të mëdha, është rrezik për të gjithë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sidomos kur armët bërthamore hyjnë në fjalorin e përditshëm, siç bëri Rusia javën e kaluar, pasi filloi mobilizimi I  luftës në Ukrainë:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk po flas konkretisht për ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë, këtu dhe në fqinjësi, por shkatërrimi i parimeve të së drejtës ndërkombëtare e vë botën në rrezik të luftërave të reja, konflikteve të reja. Qasje të reja të tipit – shtetet më të mëdha të sulmojnë shtete më të vogla. Prandaj është shumë e rëndësishme që Ukraina të fitojë këtë luftë dhe prandaj është shumë e çuditshme që ka qytetarë në Maqedoninë e Veriut që mendojnë se agresioni rus është i justifikuar” – deklaroi Bujar Osmani.

Referendumet që u mbajtën në disa provinca lindore për t’iu bashkuar Ukrainës, të organizuara nga forcat ruse, sipas Osmanit janë “manipuluese dhe false” për të krijuar një alibi për aneksimin e territorit nga një vend fqinj:

“Ne nuk do të pranojmë një referendum të tillë dhe rezultatet e atij referendumi” – tha Osmani.

I pyetur nëse kërcënohet demokracia evropiane pas rezultateve të zgjedhjeve në Suedi dhe dje në Itali ku fitoi ekstremi i djathtë, Osmani vlerësoi se Bashkimi Evropian është mjaft i fortë.

”Mendoj se BE-ja ka hyrë në një fazë zhvillimi ku është mjaft rezistente ndaj lëkundjeve të shkaktuara nga euroskepticizmi” – tha Osmani.

Agresioni rus, sipas Osmanit, tregoi se pavarësisht ndryshimeve të brendshme politike në vendet anëtare, BE-ja është unike dhe efikase në marrjen e vendimeve të rëndësishme. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share