close

OSMANI: ZGJEDHJE TË LIRA PËR PJEKURI INSTITUCIONALE

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përfaqëson një shembull të vërtetë të zbatimit të detyrimeve reformuese, në çdo aspekt, ka deklaruar Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pas takimit me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitave institucionale lidhur me implementimin e reformave të Planit 18, mbajti takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Roli i KSHZ-së në përmbushjen e detyrimeve të vendit, siç tha Osmani, është i një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme presidenciale, për arsye se vetëm zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme do të konfirmojnë pjekurinë institucionale të vendit për të siguruar sundimin e së drejtës.

Takimi i sotëm me anëtarët e KSHZ-së është në vazhdën e takimeve institucionale që kanë për qëllim inspektimin e mënyrës në të cilën janë zbatuar reformat, të vërtetohen sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet gjatë implementimit të reformave, si dhe të potencohet rëndësia në sigurimin e të ashtuquajturës “trak – rekord”, respektivisht rezultate të dukshme dhe të prekshme nga vetë reformat. /Lulzime Ameti/