“Pacientët gjithmonë kanë të drejtë” – Mexhiti komenton mungesën e ashensorëve në Spitalin e Tetovës

Unë nuk dua të akuzoj askënd, por nuk e di se ato zotërinjtë para meje çfarë kanë bërë – thotë i habitur në Klan Debat, Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Duke komentuar gjendjen në Spitalin e Tetovës ku asnjëri nga ashensorët për bartjen e pacientëve nuk ka qenë në funksion, Mexhiti deklaroi se pajtohet me qytetarët dhe se gjendja me të vërtetë është e mjerueshme.  Mexhiti vuri theksin tek buxheti, sipas tij, i sakatuar që e ka trashëguar.

“Unë nuk e ndjej veten si politikan. Unë e ndjej veten si mjek. Gjithmonë do ta mbaj anën e Shëndetësisë dhe unë këto ankesa i kam pasur të përditshme edhe në punën time si mjek. Më besoni, ballafaqohemi me situata shumë të rënda”, tha mes tjerash Mexhiti në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share