Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-presidenti Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se do ta jap pagën vjetore që merr nga Kuvendi i Kosovës, për të gjithë të prekurit nga vërshimet.
Pacolli i ka ftuar kolegët e tij deputetë dhe ministrat që ta ndajnë pagën e janarit për këtë qëllim.
“Po e jap pagën vjetore për dëmet nga vërshimet, ftojë kolegët në qeveri dhe Kuvend ta ndajnë pagën e janarit”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.