close
Top LajmeVendi

PAGA MESATARE: LARG EVROPËS E PARA SHQIPËRISË

zoran-zaev

Zaev thotë se deri më 2021 pagat do të jenë 5oo euro


Kryeministri Zoran Zaev ka ritheksuar se qeveria e tij do t’ia dalë që deri në fund të mandatit të përmbush premtimin që paga mesatare në vend të jetë 500 euro. Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara, sa i përket rrogës mesatare, Maqedonia, vitin e kaluar, u gjet në fund të listës së shteteve evropiane, por përpara Shqipërisë, Kosovës e Moldavisë.

Kryeministri Zoran Zaev, ka konfirmuar se paga mesatare në Maqedoni vitin që lamë pas ka qenë rreth katërqind euro. Sipas tij, tendenca e rritjes ka për të vazhduar në mënyrë që deri në vitin 2021 të arrijë 500 euro. Në funksion të kësaj, shefi i qeverisë tha se do të rritet edhe paga minimale që aktualisht arrin pak më shumë se 200 euro. Ky objektiv, me masa përkatëse stimuluese, sipas tij, do të arrihet në partneritet me sektorin privat.

Gjithsesi se pjesë e caktuar e masave që presim të japin rezultate është edhe trajnimi i njerëzve të rinj, një garanci rinore kjo që dha rezultatet e para, por edhe masat aktive të punësimit. Nëse ia dalim të rikualifikojmë dhe të përgatisim një numër më të madh të fuqisë punëtore në Maqedoni për nevojat e tregut të punës, besoj se do të intensifikojmë me një dinamikë më të madhe rritjet e pagave në Maqedoni. Nuk është e paaritshme që deri në fund të mandatit, sikurse është zotimi, të arrijmë pagën mesatare prej pesëqind eruosh.

Ndërkaq, sipas të dhënave të institucioneve financiare ndërkombëtare, paga mesatare neto e Maqedonisë, prej 390 eurosh, për vitin që lamë pas, ishte në fund të listës së shteteve evropiane, por para Shqipërisë, Kosovës e Moldavisë. Lista me pagat më të larta, kryesohet nga Zvicra, Islanda, Norvegjia, që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Danimarka, Luksemburgu e Suedia. /Klan Maqedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia