close

PAK KOSOVË NË LEPOSAVIQ

Marrëveshja e Brukselit kishte sjellë pak Kosovë në qytetin e Lleposavicit, i cili kur flitet për territoret, mendohet se do t’i takoj Serbisë. Por, banorët e qytetit më të largët të Kosovës, thonë se problemet janë ekzistenciale dhe punë nuk ka shumë pasi uzinat e dikurshme tani janë gërmadha. Ata duan të jenë me Serbinë pasi thonë se identiteti i tyre nuk ka qenë kurrë kosovar. Por, të rëndësishme e kanë punën dhe mbijetesën.

Leposavici, është qytet me 17 mijë banorë. Shumë e përmendin në çdo variant se mund të bëhet pjesë e Serbisë.  Negociatat për fatin e tyre i presin edhe këtu. Në këtë pronë jeton familja Veckovic. Një ditë e zakonshme e punëve të shtëpisë për të kaluar të ftohtin që shkon e kthehet. I biri i familjes, është Gorani, 42 vjeçari që ka vendosur të rrijë këtu. Drejton dy punë për të mbijetuar.  Biznesi është i mirë, por jo edhe i sigurt. Në Kosovë apo Serbi, kur pyetet për zgjidhjen, problem thotë është politika.

“Politika është përzier në gjithçka dhe unë planifikoj që fëmijët t’i largoj pasi nuk kanë të ardhme këtu.” tha Goran Vuckovic, Banorë i Lleposaviqit.

Një të ardhme të munguar e tregon edhe zona industriale. Dikur këtu kishte prodhim, tani aty shëtisin qentë si nëpër një ekspozitë të ndryshkur. Investimet në këtë gjendje nuk janë të mundura.

Flamujt natyrisht nuk mungojnë as këtu. Trengjyrshja e Serbisë tregon simbolikisht se kush e ka kontrollin. Institucionet e Kosovës këtu kanë shtrirje vetëm aq sa u duhen banorëve që në mendje janë në Serbi. Pak shqiptar jetojnë këtu.  Ivan Vuckovic, është gazetar dhe raporton edhe për televizionin e Kosovës që këtu nuk ka valë. Pak thotë se serbët i besojnë shtetit të Kosovës.

“Shumë njerëz punojnë në sistemin e Kosovës, kështu funksionon dhe bashkia. Por, njerëzit nuk varen pasi mbi 60 për qind nuk kanë qenë kurrë në jug.” –shprehet Ivan Vuckovic, Gazetar.

Sanja Sovirlic, është sociologe me profesion. I takon një gjenerate të re dhe shkruan si gazetare në faqen e saj “bota bardh e zi”. Në këtë pab ka pak njerëz dhe rinia ka një realitet brenda dhe një jashtë. Bota e Sanjës megjithatë nuk është pa ngjyra.

“Njerëzit nga këtu jo vetëm për shkak të politikës duan të ikin në Serbi të punojnë ose jashtë. Unë këtu e kam punën, por nuk e imagjinoj të rri gjatë.” vlerësojnë Sanja Sovrlic, “Crno Beli Svet”, Lleposavic

Kafeneja është fati i xx. Këtu ai ka ndërtuar një jetë. Por, përtej një qyteti të izoluar mundësitë nuk japin shumë shpresë për ndryshim. Gorani, thotë se problemet në Kosovë ngjasojnë dhe zgjidhjet politike duhet të sjellin punësim.

“Edhe shqiptarët kanë të njëjtat problem, dihet se edhe ata shkojnë jashtë për të punuar, edhe këtu nuk ka më fabrika dhe vende pune dhe ikin njerëzit.” thotë Goran Vuckovic, Banorë i Lleposaviqit

Nga e shkuara kanë fotografitë e vjetra, nga e tashmja frikën, nga e ardhmja vetëm shpresa. /Idro Seferi, Beograd/