close
EkonomiVendi

PAKOJA E GJASHTË: 17.8 MILIONË EURO PËR 10.000 KOMPANI

B7577221-CD31-4018-ACB7-BD7818A6056D

VMRO-DPMNE: PAKOJA E GJASHTË ANTI-KRIZË – E VONUAR


Pakoja e gjashtë ekonomike antikrizë peshon 17.8 milionë euro dhe u dedikohet 10.000 kompanive nga 12 veprimtari të shënjestruara – njoftoi Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në press-konferencën pas miratimit të pakos nga ana e Qeverisë.

Të gjithë objekteve hotelerike do t`u mbulohen 30% të të ardhurave mesatare mujore dhe do të ketë kompensime për një të punësuar me 15.200 denarë. Me këtë masë do të përfshihen 6.000 hotelierë dhe 17.000 të puënsuar.

Për Agjencitë turistike mbështetja do të jetë 5.000 euro për ata që posedojnë licencën A, kurse deri në 2.000 euro për ata me licencë B.

Ndihmë financiare prej 30.757 denarë do të marrin muzikantët dhe udhëheqësit e licensuar turistik, të cilët gjatë vitit 2020 kanë pasur të ardhura mesatare neto nën 15.000 denarë.

Për kompanitë që kanë riinvestuar fitimet në vitin 2019 destinohen 2 milionë euro – masë e cila do të zbatohet përmes Bankës Zhvillimore, kurse do t`I ndihmojë kompanitë për likuiditetin e tyre.

Edhe për mediat që emetojnë program televiziv dhe radio ndahen 1 milionë euro përmes Bankës Zhvillimore.

Që t`I ndihmohet turizmit, për turistët e huaj që do të qëndrojnë në vendin tonë, janë siguruar 50.000 teste falas PCR.

Sipas VMRO-DPMNE-së, pakoja e gjashtë anti-krizë është e vonuar. Është gënjeshtër – thonë nga opozita – se masat do t`I mbulojnë veprimtaritë më kritike ekonomike, për shkak se të njëjtat nuk I përgjigjen situatës aktuale ekonomike në vend.

VMRO-DPMNE

“Paaftësia e këtij pushtetit manifestohet kësisoji: në vend që të dëmshpërblehen sektorët ekonomik, pakoja e masave është sajuar për të sanuar dëmet që i shkaktoi Ministri më i papërgjegjshëm I Shëndetësisë që Maqedonia e ka pasur deri tani. Në vend të mbështetjes, masat do t`I shndërrojnë sektorët më kritik ekonomik në sektorë më kritik social, kurse si pasojë do të ketë tepricë teknologjike apo COVID-19 falimentues”

Sipas VMRO-DPMNE-së, është skandaloze që miratimi I masave është bërë pas një muaji restriksione dhe orë policore, pikërisht në kohën kur sektorët më të goditur ekonomik kishin filluar të realizojnë të ardhura. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia