Zgjerimi i BE-së ‘politikë strategjike evropiane’
I dërguari i posaçëm i administratës amerikane për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka vizituar sot Podgoricën. Shërbimi për informim i Qeverisë së Malit të Zi citon Zëvendësndihmës-Sekretarin e Shtetit për Europë dhe Euro-Azi të ketë deklaruar se me emërimin e tij të dërguar të posaçëm për rajonin ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës porositin se janë të fokusuara sërish në rajonin e Ballkanit Perëndimor’.
Thuhet se gjatë takimit të tij me presidentin Milo Gjukanoviq, dhe kryeministrin Dushko Markoviq është konstatuar se procesi i integrimit evropian dhe euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor është me interes të këtij rajoni dhe Evropës në tërësi, ndaj politikën e zgjerimit të BE-së duhet vëzhguar si politikë strategjike evropiane.
Pas qëndrimit në takimin joformal të Bledit, ditë më parë, kjo është vizita e parë zyrtare e të dërguari të posaçëm të administratës amerikane për Ballkanin. Mbetet të shihet se çfarë efekti do të prodhojë ajo në Podgoricë, po të kihen parasysh përplasjet e forta mes pushtetit dhe opozitës që cilësohet si pro-serbe. /Agjencitë/