close

PAMJE TË REJA TË ISH-KRYEMINISTRIT GRUEVSKI NË BUDAPEST

epa07071834 FYR of Macedonia ex-prime minister Nikola Gruevski arrives in the court in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 05 October 2018. The Skopje Court of Appeal has confirmed the two-year prison term for the ex- prime minister, Nikola Gruevski, for abuse in the procurement of the bulletproof Mercedes of 600,000 euros. According to the Special Public Prosecutor's Office, Gruevski's crime in the 'Tenk' case is obsolete at the end of October, so the verdict is in the legally stipulated deadline. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Gruevski e ka tërhequr padinë për shpifje kundër Zaevit


Portali hungarez 444.hu ka publikuar një xhirim ku shihet ish-Kryeministri Nikola Gruevski duke shëtitur në një qendër tregtare në Budapest. Portali ka shkruar se Gruevski, i dënuar për korrupsion, shëtitet i qetë të shtunën mbrëma, kur qendra tregtare ka filluar të zbrazet. Ish Kryeministri Nikola Gruevski u arratis në nëntor të vitit të kaluar duke shmangur vuajtjen e dënimit prej dy viteve burg në rastin ‘Tanku”. Ndërkohë, Gruevski e ka tërhequr padinë për shpifje dhe fyerje kundër kryeministrit aktual Zoran Zaev, lidhur me deklaratën e tij për rastin e shitjes së “Bankës së Maqedonisë”. “Paditësi përmes të autorizuarit të tij me parashtresë e njoftoi Gjykatën se po heq dorë nga kërkesa në tërësi. Duke pasur parasysh atë që u përmend më lartë, më 8 janar të vitit 2019, jashtë seancës është sjellë aktvendim në bazë të heqjes dorë në pajtim me nenin 318 të Ligjit për procedurë kontestimore”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 2. Padinë për shpifje Gruevski në Gjykatë e ka parashtruar në vitin 2014. Me aktvendim të plotfuqishëm Zaevi fillimisht duhej t’i paguajë 500 mijë euro për fyerje dhe shpifje Gruevskit.