close

PAPA FRANÇESKU: KLERIKËT ABUZUAN SEKSUALISHT MURGESHAT

Papa Françesku e ka pranuar se klerikët kanë abuzuar seksualisht me murgeshat, ndërsa shtoi se ka pasur raste që janë mbajtur si skllave seksuale. Ai tha se paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua të mbyllte një kongregacion të tërë me murgesha që u abuzuan nga priftërinjtë.

Kjo është hera e parë që Papa Françesku ka pranuar abuzimin seksual të murgeshave nga klerikët. Ai shtoi se Kisha po përpiqej të zgjidhte problemin. Papa Françesku i bëri komentet të martën para gazetarëve gjatë vizitës historike në Lindjen e Mesme. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!