close

PAPA FRANÇESKU NIS VIZITË HISTORIKE NË EMIRATE

Papa Françesku ka arritur të dielën në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shënuar kështu vizitën e parë të një peshkopi në Gadishullin Arab, njëherësh vendlindjen e Islamit. Ai është përshëndetur nga princi i kurorës së Abu Dabit, sheiku, Mohammed bin Zayed si dhe nga zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë.

Vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe vjen në kohën kur ky shtet është i përfshirë në fushatën ushtarake në Jemen, si dhe është pjesë e një konflikti diplomatik me Katarin. Para se të nisej në këtë vend, kreu i Selisë së Shenjtë u ka bërë thirrje palëve të përfshira në konfliktin në Jemen, që të respektojnë marrëveshjen për armëpushim. /Agjencitë/