close

PAPA FRANÇESKU: TË NJOFTOHEN ABUZIMET NË KISHA

Papa Françesku i ashpërsoi rregullat e kishës në luftën kundër abuzimit seksual. Që tani e tutje, priftërinjtë dhe anëtarët e tjerë të klerit janë të detyruar të raportojnë çdo rast dyshimi ose çdo tentativë për të mbuluar abuzimin seksual të kishës.

Përveç kësaj, instancat e kishës do të jenë të detyruara të ndihmojnë hetuesit shtetërorë në punën e tyre hetimore. Gjithashtu, të gjitha dioqezat duhet të krijojnë më e vonta deri në qershor të vitit 2020 një sistem të raportimit që të përdoret lehtë. /Agjencitë/