“Paqe” për 90 minuta, Japonia dhe Kroacia luajnë në shtesa

Mes Japonisë dhe Kroacisë nuk mjaftuan 90 minutat e rregullta. Të dyja skuadrat i janë drejtuar 30 minutave shtesë për të përcaktuar skuadrën që do të prekë çerekfinalet në Katar 2022.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me rezultatin 1 me 1. Të parët që shënuan ishin japonezët me anë të Maeda-s. Për kroatët shënoi Perisiç.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo është ndeshja e parë e raundit të 1 të 16 që shkon në minutat shtesë. Nëse edhe për 30 minuta nuk fiton asnjë skuadër, atëherë lojtarët do t’i drejtohen pikës së penalltisë.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Brazil-Kore e Jugut./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share