Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se bota duhet të ndryshojë në formë dramatike mënyrën se si i furnizon fabrikat apo makinat me karburante, për të kufizuar ngrohjen globale.
Ai i ftoi udhëheqësit botërorë në OKB, në muajin shtator, për t’iu kërkuar, siç tha, që të bëjnë më shumë për të ruajtur tendencat aktuale dhe për të luftuar ndryshimet klimatike. /Agjencitë/