Parashikimet e Vuçiq për rajonin: Në Qershor…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar për Tv Pink se dinamika e marrëdhënieve të shteteve ballkanike me BE-në do të ndryshojë në muajt e ardhshëm. Vuçiç parashikon fillimin e menjëhershëm të negociatave dhe hyrjen urgjente në BE të Ukrainës në muajin Qershor, gjë që hap rrugën për shtetet e rajonit tonë.

“Mendoj se për shkak se Ukraina nuk do të fitojë lehtë në kuptimin ushtarak, do të ketë një vrull të madh në rrugën e saj evropiane. Do të merren vendime për fillimin e menjëhershëm të negociatave dhe hyrjen urgjente në BE të Ukrainës në muajin Qershor, gjë që hap rrugën për shtetet e rajonit tonë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Vuçiç amerikanët po krijojnë një bllok brenda Evropës, një bllok më vete nën ndikimin e drejtpërdrejtë të tyre që do të përbëhet nga Polonia, vendet baltike dhe Ukraina. Kreu i shtetit serb pret që të ndryshojë harta politike në Evropë.

“Dinamika e marrëdhënieve tona me Evropën do të ndryshojë në muajt e ardhshëm dhe shpresojë se do të jetë në një dritë pozitive. Ka faktorë kufizues për ne, përkatësisht mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë. Unë mendoj se shumë më tepër do të ndodhë ndërkohë”.

I pyetur për formimin e shërbimit sekret të Kosovës, Vuçiç është përgjigjur se shqiptarët kanë shërbimet e tyre që nuk janë aspak naivë dhe se këtë punë e bëjnë në mënyrë serioze.

Vuçiç i ftoi qytetarët më 22 prill që të marrin pjesë në panairin e pajisjeve ushtarake në aeroportin e Batajnicës duke theksuar se do të jetë prezantimi më i madh i gjithçkaje që ka në arsenalin e saj Ushtria Serbe. Ai premtoi se për forcat speciale, paga bazë për to do të jetë mbi 2000 euro.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share