close
Bota

PARIS: ISH-BOKSIERI GRUSHTON POLICINË

dd1-e1546857871140-780×439

Akti i tetë i “Jelek-verdhëve” në Francë, i pari për vitin 2019, u shoqërua nga protesta të dhunshme, përleshje me forcat e policisë dhe djegie makinash e biznesesh. Christophe Dettinger, 36 vjeç u flimua duke u përleshur me policinë në një urë mbi lumin Seine gjatë protestave anti-qeveritare të shtunën pasdite.

Sipas raportimeve të mediave të huaja protestuesi që u përlesh me policinë është një ish-boksier francez. Një protestues mund të dënohet deri në pesë vjet burg, pasi u filmua duke rrahur policinë gjatë një proteste të dhunshme të “jelekverdhëve” në Paris. Ndonëse u kritikua nga autoritetet, Dettinger u cilësua nga shumë qytetarë si “hero i lëvizjes”. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia