close

PARIS: MACRON U SHKRUAN FRANCEZËVE

“Nga zemërimi në zgjidhje”. Emmanuel Macron, ashtu si premtoi në mesazhin televiziv të 10 Dhjetorit, u ka shkruar një letër francezëve, si kanë bërë para tij dhe Miteran e Sarkozy.

Një debat të madh kombëtar në të cilin për dy muaj francezët do të diskutojnë temat e mëdha që po përcajnë vendin kohët e fundit. Katër tema dhe 32 pyetje që Macron ka zgjedhur të propozojë në mënyrë të drejtpërdrejtë për qytetarët duke i garantuar se nuk ka asnjë pyetje të palejueshme dhe pse mund të mos ketë marrëveshje për çdo gjë. Por sipas tij debati do të dëshmojë se populli francez nuk ka frikë të flasë dhe të debatojë. /Agjencitë/