Me parada, kërcime, lot dhe puthje, Parisi shënoi 75-vjetorin e fitores ndaj pushtimit nazist. Në paradën parakaluan burra të veshur me uniformat e forcave aleate, të hipur në tanke dhe mjete të tjera ushtarake. Turma e spektatorëve të grumbulluar anës rrugëve i shoqëronte me brohoritje. Muzeu i Çlirimit të Parisit, i cili i dedikohet heronjve të luftës që çuan në fundin e pushtimit nazist, hapi gjithashtu dyert për publikun. /Agjencitë/
PARIS: SHËNOHET 75-VJETORI I ÇLIRIMIT NGA NAZISTËT
