close

PARIS: VIKTIMA GJATË SHPËRTHIMIT TË ZJARRIT NË NJË NDËRTESË

Tetë persona humbën jetën nga zjarri në një ndërtesë në jugperëndim të Parisit, bënë të ditur zyrtarët. Rreth 30 të tjerë, në mesin e tyre tre zjarrfikës, u plagosën. Numri i viktimave mund të rritet pasi operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon në katet e sipërme të ndërtesës tetëkatëshe, njoftojnë zyrtarët.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por se një grua e dyshuar washtw ndalua nga policia.Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe shkoi në vendin e ngjarjes. /Agjencitë/