close

PARIS: ZJARRI LË TË VDEKUR TË PAKTËN 10 VETA

Një zjarr në banesë i orëve të para të mëngjesit i ka marrë jetën deri tani 10 personave dhe 36 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Paris, në një pallat 8 katësh rreth orës 1 të së martës. Policia arrestoi një grua rreth të 40-ave me probleme mendore.

Janë konfirmuar dyshimet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Sipas dëshmive nga fqinjët, gruaja kishte debatuar me fqinjin 22 vjeçar, me profesion zjarrfikës. Ai kishte trokitur në derën e saj për t’i kërkuar të ulte volumin e muzikës. /Agjencitë/