close
Bota

PARLAMENTI BRITANIK: HUMBJE E RE E QEVERISË SË MEJIT

bota

Qeveria e kryeministres britanike Tereza Mej mbrëmë sërish humbi në Parlamentin në Uestminster, pasi deputetët miratuan një amendament me të cilin Kabinetit qeveritar i vendoset kufizim i ri për Breksit pa marrëveshje.

Deputetët me 303 vota “pro” dhe 296 “kundër” e miratuan amendamentin, të propozuar nga kundërshtarët për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje, me të cilin Qeverisë i ndalohet të ndajë mjete për përgatitje të “Breksitit pa marrëveshje” pa miratim të Parlamentit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia