Parlamenti I Holandës mbrëmë me shumicë votash i ka hedhur poshtë dy rezoluta nga Partia Socialiste dhe nga Partia e Lirisë, që të mos përkrahet fillimi i negociatave para aderuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Njëkohësisht, parlamenti holandez miratoi një rezolutë kundër hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë. Me këtë rezolutë kërkohet që të mos hapen negociatat me Tiranën për shkak të prgresit të pamjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sipas Ministrit të Jashtëm holandez Stef Blok, hapja e negociatave para aderuese me Shqipërinë është një vendim i përshpejtuar. /Klan Maqedoni/