close
Sabor-1-696×464

“Konfirmoj se me shumicë votash 116 “për” dhe 2 “kundër” miratohet ligji për konfirmimin e protokollit në Marrëveshjen Veriatlantike për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Uroj Republikën e Maqedonisë së Veriut për aderimin në NATO dhe mund t’ju them në emër të deputetëve të parlamentit kroat që përkrahën vendimin e sotëm se Republika e Kroacisë edhe mëtej do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike…”

Me 116 vota ‘për’ dhe dy ‘kundër’, parlamenti kroat i dha dritën jeshile anëtarësimit në NATO. Në këtë seancë të parlamentit kroat mori pjesë edhe delegacioni i Maqedonisë e udhëhequr nga nënkryetari i parlamentit Frosina Remenski, deputeti Ilija Dimovski, përfaqësues të ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb Viktor Dimovski dhe Nazif Xhaferi.  Pas Greqisë, Shqipërisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë, Kroacia është anëtare e pestë e NATO-s e cila ratifikoi protokollin për në NATO. Ratifikimin e protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO sot pasdite duhet ta bëjë edhe parlamenti i Malit të Zi. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia